Ne sigurohemi që kafshët tona të rriten me kujdes
maksimal, shëndet të plotë dhe ushqim të sigurt.

Partnerët tanë dhe ne, respektojmë normativën e
ushqimit të diferencuar për kafshët, duke u siguruar
për përmbajtjen e të gjitha vlerave ushqyese.

Kafshët tona nuk ushqehen me konservant, me kimikate,
apo me çdo produkt tjetër që nuk është 100% i verifikuar dhe natyral.

Black Angus

Angus (ose Aberdeen Angus) është një racë e lashtë e familjes së mishit të viçit, më e përhapura në botë, e cila merr emrin nga zona e Skocisë nga prej ka edhe origjinën. Është një kafshë me prodhueshmëri të lartë, pa brirë dhe me lëkurë të zezë të lëmuar. Nuk ka një lartësi të dallueshme, por ka një peshë të lartë: femrat mund të arrijnë 750 kg dhe meshkujt deri në 1100 kg.
Aberdeen Angus karakterizohet gjithashtu edhe për përshtatshmërinë e shkëlqyer me kullotën, pjellorinë dhe jetëgjatësinë. Mishi, i njohur si i një cilësie të shkëlqyer, shfaqet delikat dhe i butë dhe është i pasur me damarë yndyre (yndyrë jo e saturuar) të bardha brenda indit të muskujve.

Limousine

Limuzine vjen nga provinca e Limoges – Francë, në perëndim të Masivit Qendror, zonë e karakterizuar nga një klimë mjaft e ashpër e cila i fal kafshës një përshtatshmëri të mirë. Në Francë është raca e dytë e mishit pas Charolaise. Është një racë vërtetë e mirë. Nëse ushqehen mirë, kanë një rendiment vjeljeje prej 72% dhe prodhojnë sasi të mëdha mishi që në moshë të re. Pas mishit të buallit, është mishi i viçit ai që ka përmbajtjen më të ulët të kolesterolit. Për më shumë, nuk ka yndyrë të tepërt dhe ka shumë pak humbje të volumit dhe peshës gjatë gatimit. Një mish me shije delikate dhe me yndyrë të pakët.

Friesian / Holstein

Vjen nga rajonet bregdetare të Hollandës veriore, veçanërisht nga Friesland. Emri ndërkombëtar është Friesian. Që nga mesi i viteve 1800 është e njohur
për prodhimin e lartë të qumështit, ndaj nisi një t nisi një tregëti e suksesshme e bagëtisë. Edhe pse në formë diskrete, ofron një cilësi të shkëlqyer mishi, të vlerësuar mbi të gjitha, për yndyrën e tij.

Wagyu

Wagyu (nga japonishtja “wa”: Japoni, dhe “gyu”: Kau) është një term që i referohet racave të ndryshme japoneze të viçit, më të famshmet prej të cilave janë përzgjedhur gjenetikisht për të pasur mish me damarë yndyre intensivisht të pasur, pra për të prodhuar një sasi të madhe të hartës së damarëve të pasur me yndyrë jo të saturuar, pra jo të dëmshme, qe kanë tendencën të përhapen dhe të lënë vena të ngjashme me damarët
e mermerit – ndërmjet masave muskulore. Kjo karakteristikë e bën mishin Wagyu veçanërisht të shijshëm, të butë dhe të shtrenjtë. Ka zona të ndryshme të Japonisë të specializuara në rritjen e këtyre viçave, secila prej të cilave i jep emrin e saj kafshëve dhe mishit që prodhon. Ndër shembujt më të njohur është viçi i Kobe-s dhe ai i Miyazaki, Mishima, Matsusaka, Ōmi dhe Sanda

Charolaise

Djepi i origjinës është rajoni Charolles në Francë.
Kjo rrace dallohet për aftësinë e saj rustike, prirjes për të prodhuar mish të shkëlqyer dhe fale një adaptimi te kollajshëm me klimën, rritet edhe në shumë vende të tjera dhe mbi të gjitha përdoret si rracë për kryqëzime të ndryshme.

Ka arakteristika të shkëlqyera për prodhimin e mishit (të cilësisë së shkëlqyer) dhe pa yndyrë. Pezzata Rossa Origjina e “Simmental Pezzata Rossa”, falë shkallës së lartë të përshtatjes, në Alpet Bernese, është përhapur në shumë vende evropiane.

Kjo racë me funksion të dyfishtë, përveçse prodhon një qumësht cilësor me përqindje të lartë proteinash, ofron edhe performancë të shkëlqyer në prodhimin e mishit. Dallohet nga lëkura me njolla të kuqe me tendencë te hapur.

Open chat
Ju duhet ndihmë?
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?